Takim për projekte të përbashkëta

Sot me dt. 23.10.2019, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova z.Ismet Ahmeti, dhe zëdhënësja e Kompanisë znj. Kaltrina Rudi, pritën z.Alan Brown - Udhëheqës i Programit Mbështetës për Ujë dhe Kanalizim në Zonat Rurale (RWSSP) faza e VI-të, bashkë me bashkëpunëtoret, znj.Albana Goranci dhe znj.Dafina Karahoda.

Në këtë takim shumë miqësor, ata biseduan gjërësisht për projektet e përbashkëta mes kompanisë dhe konzorciumit DORSCH/CDI.

Të gjithë ndanë fjalë urimi dhe falenderimi për projektet e finalizuara bashkarisht, dhe shprehën dëshirën për të vazhduar këtë bashkëpunim.

Sot në këtë takim u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet KRU Gjakova dhe RWSSP - Faza VI, për bashkëfinancimin e fushatave të komunikimit për konsumatorë.

Njoftim

Punimet në kyqjen e re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit, po shkojnë shumë mirë, fal planifikimit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të KRU Gjakova.

Punimet pritet të përfundojnë shumë shpejtë dhe para kohës së planifikuar.

I falenderojmë punëtorët e KRU Gjakova për gjithë këtë angazhim për ta rikthyer sa më shpejtë furnizimin me ujë në tërë zonën tonë të shërbimit.

Poashtu falenderojmë shumë të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin.

Njoftim

Nga Departamenti Teknik na njoftojnë se nesër me dt.17.10.2019 nga ora 12:00 - 18:00 do të ndërprehet uji në tërë zonën tonë të shërbimit që përfshinë: Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin.

Ndërprerja do të bëhet për shkak të kyqjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit.

Të gjithë konsumatorët i falenderojmë për mirëkuptim.

Ujësjellësi i Gjakovës përfiton investime rreth 5.5 milionë euro nga Qeveria Gjermane

Në kuadër të bashkëpunimit financiar gjerman me Republikën e Kosovës sot kryeshefi ekzekutiv i KRU Gjakova, Ismet Ahmeti, nënshkroi marrëveshjen e veçantë të Marrëveshjes së Financimit dhe Projektit me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW për projektin Eliminimi i ujërave të zeza në jugperëndim të Kosovë - Faza VI.

Bashkë me marrëveshjen e fazës së pestë të nënshkruar në fillim të tetorit, KRU Gjakova përfiton një kontribut financiar donacion në total prej 5.5 milionë euro.

Përmes këtij kontributi financiar do të financohen aktivitetet e mëposhtme të projektit:

Riparimi, rehabilitimi dhe punët ndërtimore të kanalizimeve në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit.

Investimet në rrjetin e ujit atmosferik në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit;

Pajisjet për mbledhjen e të dhënave për GIS;

Pajisjet për mirëmbajtjen parandaluese (të tilla si mjetet e thithjes dhe pastrimit të kanalizimeve ose pajisje për inspektimin e kanalizimeve)

Me këtë rast kryeshefi ekzekutiv i KRU Gjakova, Ismet Ahmeti falënderon përzemërsisht Qeverinë Gjermane dhe Bankën Gjermane për Zhvillim KfW për këtë donacion dhe zotohet se edhe ky projekt do të implementohet me përkushtim të lartë nga kompania.

Punë e mundimshme, por e bërë realitet.

1430 metra lartësi dhe një rrugë shumë e vështirë për të arritur tek burimi dhe qëllimi i KRU Gjakova.

Këtë rrugë e përshkojnë çdo ditë punëtorët që po punojnë pa ndalur në jetësimin e këtij projekti.

Punë e mundimshme, por e bërë realitet.

Të gjithë ata që po punojnë në realizimin e këtij projekti madhor, rrëfyen për sfidat e mëdha.

E një grup i madh nga KRU Gjakova - kryesuar nga Drejtorët e Bordit dhe Kryeshefi Ekzekutiv me bashkëpunëtorë vizituan këtë mrekulli të cilën shumë shpejtë do ta gëzojnë banorët e Rekës së Keqe.