Apel për mos keqpërdorim të ujit

Apel për mos keqpërdorim të ujit.
Njoftojmë konsumatorët se kohëve të fundit ka një rritje të konsumit që po shoqërohet me një shkallë të madhe të keqpërdorimeve të ujit të pijshëm, kryesishtë në disa lokacione specifike.
Si pasojë e këtyre keqpërdorimeve nga konsumator të pandërgjegjshëm, kohë pas kohe është i pamundur furnizimi për disa pika më të larta.
Andaj me qëllim të furnizimit me sasi të mjaftueshme dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” apelon që të racionalizohet shpenzimi i ujit të pijes dhe të mos keqpërdoret për arsye të panevojshme.
Ekipet e KRU “Gjakova” janë tërë kohës në teren në verifikim te gjendjes, personat që identifikohen nga ekipa e kontrolles , duke keqpërdorur ujin e pijes do të ndëshkohen me gjobat e parapara sipas rregulloreve në fuqi.
KRU “Gjakova” sh.a
30.07.2021.
Comments for this post are closed.