Rregullohet sistemi i ujit të pijes në lagjet Kabashi dhe Gashi-Xërxe, Rahovec!

Rregullohet sistemi i ujit të pijes në lagjet Kabashi dhe Gashi-Xërxe, Rahovec!

Pas kontrolleve të detajuara, ekipet e ujësjellësit, arrijnë të eleminojnë problemin e paraqitur në dy lagje të fshatit Xërxe, ku më herët u verifikua përzierja e ujit të pijes me atë të ujitjes.
Me eleminimin e këtij problemi konsumatorët përkatës janë të lirë të konsumojnë ujin për pije.
APELOJMË që të mos ndërhyhet në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, një veprim i till është i dënueshëm me rregullore dhe ligje në fuqi të cilat KRU “Gjakova” do ti zbatojë për të gjithë përsonat e pa përgjegjshëm!
Ekipet e kontrollës së KRU Gjakova, vazhdojnë punën me përkushtim të shtuar në verifikimin e rasteve të keqpërdorimit të ujit në të gjithë zonën e shërbimit!

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *