Pensionohet Menaxheri i Njësisë Prizren, z. Ismet Berisha!

Sot, me ndjenja mirënjohjeje dhe respekti të thellë, nderojmë pensionimin e z. Ismet Berisha, një udhëheqës të jashtëzakonshëm që për më shumë se 23 vite dha kontributin e tij të çmuar në KRU “Gjakova”, Njësia Prizren.
Me përkushtim, mençuri dhe karakter të dalluar, z. Berisha nuk ishte vetëm një menaxher i suksesshëm, por edhe një bashkëpunëtor shembullor dhe mik i vërtetë për të gjithë ne.
Përkushtimi dhe puna e tij do të mbeten frymëzim për të gjithë brezat që vijnë.
Faleminderit për çdo moment të ndarë së bashku, për përvojën e vlefshme dhe shembullin që na dhatë.
Ju urojmë shëndet, lumturi dhe ditë të mbushura me gëzim në këtë kapitull të ri të jetës suaj!

Vazhdon çkyçja për konsumatorët me obligime të papaguara!

Ju informojmë se çkyçjet për konsumatorët që nuk i kanë përmbushur obligimet financiare ndaj shfrytëzimit të ujit janë duke vazhduar në të gjithë zonën e shërbimit.
Duke qenë se kanë mbetur edhe vetëm 3 ditë deri në përmbylljen e muajit, ju ftojmë që të realizoni pagesat në kohë, për të shmangur procedurat përmbarimore ose çkyçjen nga sistemi i furnizimit me ujë.
Faleminderit për bashkëpunimin!

Një tjetër hap drejt mbrojtjes së mjedisit dhe sigurisë së infrastrukturës ujore!

Një tjetër hap drejt mbrojtjes së mjedisit dhe sigurisë së infrastrukturës ujore!
U nënshkrua sot marrëveshja për fillimin e projektit “Ndërtimi i Strukturës Mbrojtëse nga vërshimet e Lumit Erenik”, në zonën e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë.
Marrëveshja u nënshkrua nga U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova”, z. Visar Hasi, dhe përfaqësuesi i kompanisë punëkryese “Fidani-L” z. Bekim Beqiraj.
Ky projekt po realizohet me mbështetje financiare nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe ka për qëllim rritjen e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit të infrastrukturës sonë kundër rreziqeve natyrore si vërshimet.
KRU “Gjakova” mbetet e përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe investimeve në të mirë të qytetarëve dhe mjedisit!

NJOFIM PËR KONSUMATORËT – ÇKYÇJE PËR BORXHET E PASHLYERA!

Me dhjetëra çkyçje janë duke u ekzekutuar çdo ditë në të gjitha njësitë e operimit, me fokus konsumatorët që nuk kanë kryer obligimet e tyre ndaj shpenzimit të ujit.
Ju rikujtojmë të gjithë konsumatorëve që të kryejnë sa më parë pagesat e prapambetura ndaj KRU “Gjakova”, për të shmangur masat e çkyçjes. Po ashtu, ju ofrojmë mundësinë e riprogramimit të borxhit me këste deri në 36 muaj, për ta lehtësuar pagesën tuaj.
Mos lejoni që të ndërmerren veprime si çkyçja apo përmbaruesi! Kryeni obligimet tuaja me kohë!

Njoftim për Ndërrimin e Gypit në Rrjetin e Ujit të Pijes – Njësia Rahovec.

KRU “Gjakova” – Njësia Rahovec, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, ka filluar punimet për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Rrugën “Muharrem Dina” – Rahovec.
Punimet përfshijnë: Ndërrimin e gypit të vjetër 5/4 me gyp të ri të profilit Fi 63, lidhjet përkatëse me rrjetin ekzistues, me qëllim të rritjes së kapacitetit dhe cilësisë së furnizimit me ujë të pijes.
Ky projekt është pjesë e përkushtimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe ofrimin e një shërbimi më efikas për qytetarët!
KRU “Gjakova” Sh.A.
16.04.2025.

Vazhdon aksioni i çkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit – Njësia Prizren!

Të gjithë konsumatorët që janë njoftuar më herët dhe nuk i janë përgjigjur obligimeve të tyre financiare, do të jenë objekt i çkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit, në të gjithë zonën tonë të shërbimit.
Janë shfrytëzuar të gjitha procedurat administrative paraprake dhe, për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve, aksioni po vazhdon pa përjashtim. Ftojmë edhe njëherë të gjithë konsumatorët që të kryejnë obligimet e tyre sa më parë dhe të shmangin çkyçjen nga shërbimi.
KRU “Gjakova” SH.A.
15.04.2025.

Ndërhyrjet e realizuara gjatë ditës nga Njësia Rahovec!

Ndërhyrjet e realizuara gjatë ditës nga Njësia Rahovec!
Ekipet e mirëmbajtjes së Njësisë Rahovec, kanë realizuar sot me sukses dy intervenime të rëndësishme në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Rahovecit: Në rrugën “Slloven Radic”, është sanuar një defekt në gypin furnizues me diametër Ø80 mm. Pas evidentimit të problemit, ekipet teknike ndërhynë menjëherë për riparimin e defektit dhe rikthimin e rrjedhshmërisë së rregullt të ujit në këtë zonë.
Në rrugën “Gani Mullaabazi”, është realizuar rregullimi i defektit në gypin me diametër 5/4”, si dhe është bërë edhe rregullimi i shtypjes së ujit në këtë segment të rrjetit. Ky intervenim ka mundësuar stabilizimin e presionit dhe furnizim të qëndrueshëm me ujë për banorët e kësaj zone.

Sqarim, sistem i ri softuerik!

Të nderuar konsumatorë, që nga Shkurti 2025, kemi kaluar në një sistem të ri softuerik!
Si rezultat, konsumatorët e rinj të regjistruar nga ky muaj kanë një kod të ri identifikimi, i cili ndryshon nga ai i konsumatorëve të regjistruar më herët.
Konsumatorët e rinj tani kanë kode që fillojnë me shkronjën K dhe janë 6-shifrorë (KXXXXXX).
Konsumatorët ekzistues vazhdojnë me kodet e mëparshme që fillojnë me shkronjën A (AXXXXXX).
Kujdes! Çdo herë kur kryeni pagesën, sigurohuni të përmendni edhe shkronjën me të cilën fillon kodi juaj. Kodin tuaj mund ta gjeni në pjesën e sipërme të faturës.