z. Ismet Ahmeti falenderon të gjithë për përkrahje
Fabrika për përpunimin faza e II është paraparë të përfundoj në vitin 1995 por kjo fabrikë përfundoj tani.
Finalizimi i projketit faza II ka kushtuar rreth 7 milion euro. Kjo ëndërr po bëhet realitet duke ju falënderuar Qeverisë së Kosovës, Komunës së Gjakovës dhe konsumatorëve tanë.
Me ndertimin e kësaj fabrike do të rritet kapaciteti nga 500l/sec në 1000l/sec. Unë nga sot ju siguroj të gjithë konsumatorëve se do të vazhdojmë t’i furnizojmë 24 orë me ujë.
Falënderoj kompaninë Prevlaku që ka përfunduar punimet në afat kohor dhe cilësor, gjithashtu falënderoj bordin e drejtorëve, konsulentët Gjerman, bashkëpunëtorët dhe stafin e kompanisë tonë për kontributin maksimal si dhe inxhinieret e KRU-së që punuan 24 orë pa u lodhur për përfundimin e kësaj vepre.
Synimet e kompanisë tonë nuk përfundojnë këtu, ne do të vazhdojmë me projektet e radhës për 31 fshatra të Rekës, që do të përfundoj në tetor të 2019-ës.Furnizimi i këtyre fshatrave do të bëhet nga Bjeshket e Nemura për këtë investim të radhës falenderoj partnerët tanë dhe Qeverinë e Kosovës si dhe Komunën e Gjakovës.
Në këtë rast falënderoj partnerët tanë për bashkpunim Qeverinë Gjermane dhe atë Zvicerane me të cilet kemi bashkpunim të shkëlqyer dhe pa ndihmen e tyre nuk do të ishim këtu. Do të bëhet investimi i ujrave të Zeza dhe Kolektorve me shumë mbi 20 milion euro.
Ne si kompani në rritje e siper synojmë të jemi lider me kompanitë Evropiane dhe prioriteti ynë do të jetë ndërrimi i gypave të Azbestit dhe vendosja e ujëmatësve të menqur, me këtë investim të radhës falenderojmë Kryeministrin Haradinaj dhe Ministrin Lluka.
Nga sot ju siguroj që kemi kapacitet të zgjerimit për furnizim edhe për këto Komuna: Malishevë, Suharekë, Mamush dhe Prizren. Projektet i kemi të gatshme dhe i kemi dorzuar në Ministri.
Duke ju falenderuar përzemërsisht edhe një herë ju garantoj Qeverinë e Kosovës, Donatorët dhe Konsulentet se çdo cent do të kthehet i sigurt në investim dhe shërbim për qytetarët tanë.
Ju faleminderit për pjesëmarrje.