Vërejtje!

Të nderuar konsumator,
ju njoftojmë se Departamenti i Shitjes së KRU “Gjakova”, në muajin paraprak ka bërë shpërndarjen e vërejtjeve tek të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara.
Konsumatorët të cilët janë njoftuar paraprakisht me anë të vërejtjes, janë të obliguar të paraqiten pranë zyreve tona, me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose riprogramimit të tij me këste.
Poashtu ju njoftojmë se KRU “Gjakova”, ka filluar me implementimin e lëndëve tek Përmbaruesi Privat.
Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, apelojmë tek të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të akumuluara të përmbushin obligimet e tyre.
Faleminderit për mirëkuptim!
KRU “Gjakova”SH.A.
19.04.2022.
Comments for this post are closed.