Vazhdon realizimi i projekteve të rëndësishme në rrjetin e Ujësjellësit për Komunën e Gjakovës.
Vazhdon realizimi i projekteve të rëndësishme në rrjetin e Ujësjellësit për Komunën e Gjakovës.
Ka filluar ekzekutimi i punimeve në fshatin Firzë ku për herë të parë po bëhet shtrirja e rrjetit të ujësjellësit për mese 50 familje të cilat do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit duke u furnizuar me ujë të pijes nga Bjeshkët e Babaj të Bokës.
Gjatësia e tërësishme e rrjetit sipas kontratës është 8 268 metra, ndërsa vlera e kontraktuar është 53 913,36 euro.
Ky projekt po realizohet si bashkëfinancim me Komunën e Gjakovës, KRU “Gjakova” do të participojë me 51% ndërsa Komuna e Gjakovës me 49%.
KRU “Gjakova”, mbetet e përkushtuar në realizimin e synimeve të saja, në zgjerimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë konsumatorët e saj.
KRU “Gjakova” SH.A.
07.09.2022.
Comments for this post are closed.