U nënshkrua sot marrëveshja e financimit
U nënshkrua sot marrëveshja e financimit
për projekte të rëndësishme të ujësjellësit financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës!
KRU Gjakova përkrahet me 500 mijë euro për fazën përfundimtare të rrjetit të ujësjellësit për vendbanimet Krushë e Madhe, Piranë, Zojz, Medvec dhe Mamushë. Faza e parë tashmë është mbështetur me 700 mijë euro nga Ministria e Ekonomisë. Ky investim u shërben mbi 5 mijë banorëve, kryesisht nga komuniteti turk.
Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvëndës Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku, Drejtori i Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Valon Prebreza, dhe Kryeshefi Ekzekutivë i KRU Gjakovës Hasan Krasniqi.
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për përkushtimin e tyre në realizimin e kësaj nisme me rëndësi jetike për mbi 5 mijë banorë të zonës.
Write a Comment