Menaxhmenti i KRU Gjakova në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti falenderon të gjithë të pranishmit që dje na nderuan me pjesëmarrje në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësiror.
Z.Ahmeti falenderon Kryetarin e Komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini, përfaqësuesit e MMPH-së, e veçanërisht përfaqësuesit e 32 Fshatrave të Rekës së Keqe që me prezencën dhe debatin e tyre i dhanë jehonë këtij projekti madhor dhe dhanë përkrahjen e tyre në punën e palodhshme të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU Gjakova i cili premtoj që ky projekt do të finalizohet në Tetor 2019.
Ëndërra e dhjetra viteve, e cila këtyre mijëra banorëve iu ka mbetur vetëm një premtim i thyer në sirtar do të bëhet realitet në pak muaj, dhe shumë shpejtë ata do të marrin epitetin e Ri - Konsumatorë të KRU Gjakova.