Të nderuar konsumatorë
Letrat higjienike të lagura një sfidë për sistemin e kanalizimit- Mos i hidhni në tualet!
Të nderuar konsumatorë,
ujërat nga kanalizimi që deri tani kanë ndotur lumin “Erenik”, tani po pastrohen sipas standardëve më të larta nga Impianti për Trajtim të Ujërave të Ndotura, i cili punon me kapacitete të plota të trajtimit dhe që monitorohet 24/7 nga stafi jonë.
Megjithatë, ajo çfarë seriozisht po sfidon procesin trajtues janë gjësendet e ngurta të cilat hidhen në mënyrë të pa kontrolluar në kanalizim, e sidomos letrat higjienike të lagura të cilat arrijnë deri tek pajisjet e pastrimit duke bërë edhe bllokimin e tyre, e në raste ekstreme edhe duke nxjerrë ato jashtë funksionit.
Letrat higjienike të lagura, janë të patretshme në ujë dhe vështirë shpërbëhen apo trajtohen! Prandaj, e vetmja formë e parandalimit të situatave të tilla është prania sa më e pakët e mbeturinave të tilla në sistem të kanalizimit.
Për këtë arsye, KRU Gjakova, me sinqeritetin më të madh, lutë të gjithë qytetarët, që tani e tutje, të shmangin hedhjen e letrave të tilla higjienike si dhe gjësendeve të tjera të ngurta në guacën e tualetit , meqë një veprim i tillë do të ishte në të mirë të të gjithëve.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” SH.A.
19.05.2022.
Comments for this post are closed.