STOP-mbeturinave në sipërfaqet për rreth Liqenit të Radoniqit!

Përveç impenjimeve të ndryshme në mirëmbajtjen e rrjetit të ujit dhe kanalizimit, shërbime të ndryshme ndaj konsumatorëve, punëtorët kohe pas kohe duhet të angazhohen dhe në pastrimin e ambienteve për rreth Liqenit të Radoniqit.

Jo rrallë herë ambientet janë mjaft të ndotura nga hedhja e mbetjeve që persona të pandërgjegjshëm, përmes rrugëve anësore frekuentojnë sipërfaqen për rreth liqenit.

Kujdes- përveç peshkatarëve të cilët në këtë periudhë shfrytëzojnë lejen e peshkimit, hyrja në ambientet për rreth Liqenit të Radoniqit është e ndaluar për qytetarët për rekreacion, piknik, larje etj. Veprime të tilla janë të dënueshme komfor Nenit 22 dhe 23 të Udhëzimit Administrativ të MMPH për Përcaktimin e Zonave të Mbrojtura Sanitare të Burimeve të Ujit.

KRU "Gjakova" SH.A.

Comments for this post are closed.