Sot u nënshkrua një tjetër marrëveshje bashkëpunimi në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU Gjakova – z. Hasan Krasniqi dhe Kryetarit të Komunës së Gjakovës – z. Ardian Gjini.

Kjo marrëveshje bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi autorizon si pronarë të aseteve për shërbimin e ujërave të ndotura KRU “Gjakova” e cila rrjedhimisht është përgjegjëse për operimin, mirëmbajtjen, përtëritjen dhe zgjerimin e këtyre aseteve të cilat deri më tani ishin pronë e Komunës së Gjakovës.
KRU “Gjakova” vazhdonë impenjimin në përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit për të gjithë konsumatorët e saj!
KRU “Gjakova” Sh.A.
16.12.2022.
Comments for this post are closed.