Reduktime të furnizimit në disa zona
Për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë, pikat më të larta të konsumatorëve nuk arrijnë të kenë furnizim me ujë. Me qëllim të sigurimit të ujit edhe për pikat e larta, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit në disa zona.
Reduktimet përfshijnë këto vendbanime: Qyteti i Rahovecit, fshati Potoqan, si dhe fshatrat Gërqinë, Demjan, Hereqë-Komuna Gjakovë. Me qëllim që rezervuarët të akumulojnë gjatë natës dhe ditën të kemi furnizim të mjaftueshëm, uji do të reduktohet ç’do mbrëmje nga ora 22:00 deri në ora 6:00 të mëngjesit.
Kjo gjendje do të vazhdoi deri në përmirësim të situatës me furnizim.
Write a Comment