Procedura për legalizimin e kyçjeve të reja
Duke u bazuar në rregulloren me nr. 10/2019 të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh.a me seli në Gjakovë njofton konsumatorët e sajë për mënyrën e Procedurave dhe Aplikimin e tyre për lidhjet e reja.
Të nderuar qytetar, të respektuar konsumatorë, ky njoftim ju referohet kërkesave për lidhje të reja ku KRU "Gjakova" si ofrues i shërbimeve, ju njofton me procedurat për regjistrim në bazë të rregulloreve në fuqi në mënyrë që lidhja juaj të jetë e rregullt.
Në të kundërtën çdo ndërhyrje - lidhje e paautorizuar, në rrjetin e ujësjellësit të KRU "Gjakova", përbën vepër penale, e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj ju apelojmë që të paraqiteni në zyrat e kompanisë dhe të bëni aplikimin për lidhje të reja bazuar në Rregulloren Nr.10\2019 për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë, Neni 19.
Neni 19.
Instalimi i lidhjes në shërbime:
1. Pasi të jetë aprovuar aplikacioni për shërbime dhe të jenë kryer pagesat nga aplikuesi sipas procedurave në fuqi, ofruesi i shërbimeve do të kryej instalimin e lidhjes së shërbimeve brenda njëzet (20) ditëve të punës. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ofruesi i shërbimeve duhet të informojë aplikuesin me shkrim për arsyet e shtyerjes së instalimit të lidhjes.
2. Instalimi i lidhjes së shërbimeve (gypit të lidhjes dhe ujëmatësit) bëhet nga ofruesi i shërbimeve. Në rast se punët e lidhjes kryhen nga kontraktori i pavarur, një gjë e tillë duhet të bëhet nën mbikëqyrjen dhe pranimin teknik nga ofruesi i shërbimeve.
3. Të gjitha shpenzimet për ekzekutimin vendosjes së gypit të lidhjes (punët tokësore, materiali, punimet ujëinstaluese) duhet të paguhen nga aplikuesi në bazë të tarifës në fuqi e cila është e aprovuar nga Autoriteti.
4. Përcaktimi i pikës së lidhjes në rrjetin e ujësjellësit dhe në rrjetin e kanalizimit si dhe përcaktimi i diametrit të gypit të lidhjes dhe të ujëmatësit bëhet nga ofruesi i shërbimeve.
Për çdo informacion shtesë mund të drejtoheni në zyret tona për Shërbime me Konsumatorë, e njëjta vlen për gjithë zonën tonë operative, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.