Sot me datë: 10/09/2019.
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova - z.Ismet Ahmeti, i shoqëruar nga Drejtori Teknik - z.Muhamet Lama dhe Drejtori Financiar - z.Kastriot Zhaveli morën pjesë në Punëtorinë për Përmirësimin e Ndikimeve Klimatike të Ndërmarrjeve të Shërbimeve të Ujit.
Qeveria Zvicerane përmes Sekretariatit Shtetëror për Ҫështje Ekonomike (SECO) është duke ndërmarrë një Studim Vlerësimi për projektin "Përmirësimi i Ndikimeve Klimatike të Ndërmarrjeve të Shërbimeve të Ujit në Kosovë".
Ky studim synon të adresojë përmirësimin e ndikimeve klimatike të ndërmarrjeve të shërbimeve të ujit të Kosovës duke përmirësuar efikasitetin e shërbimeve të ujit si dhe efiçiencën e energjisë, përmes një qasjeje të bazuar në performancë.
Kompania e angazhuar për zbatimin e këtij studimi RebelGroup International (Rebel) dhe nën kontraktuesi lokal i saj Optima Energy Consulting (Optima), kanë përfunduar një seri takimesh me palët e interesit në Kosovë, për të identifikuar elementët kryesorë për këtë projekt.