Pensionohet Jeton Shasivari Inxhinier në KRU “Gjakova”

Pensionohet Jeton Shasivari Inxhinier në KRU “Gjakova”.

Pas 35 viteve përvojë pune në një cermoni solide dhe me përplot emocione, u pensionua sot Inxhinieri i Hidros z.Jeton Shasivari.
Jeton Shasivari u punësua në vitin 1987 si Inxhinier i Hidros pranë ujësjellësit atë kohë “Radoniqi”, vlen të përmendet se gjatë vitit 1997 z.Shasivari ishte udhëheqës teknik duke dhënë një kontribut të çmuar në realizimin e shumë projekteve jetike si inxhinier në Departamentin Teknik.

Me rastin e pensionimit të z.Shasivari të gjithë duke filluar nga UD.Kryeshefi Visar Hasi si dhe kolegë të afërt ndanë fjalët më të mira dhe falënderuese ndaj punës dhe personalitetit të z.Jeton Shasivari.

Ndërsa në fjalën e tij përshëndetëse z.Shasivari u shpreh se ndihet i lumtur me realizimin e shumë projekteve të viteve të fundit të cilat ishin ëndërr për të dhe shumë koleg të tij!
“Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka shpresoj se sukseset të vazhdojnë e të rriten ç’do ditë e më shumë”.

I gjithë stafi i KRU “Gjakova” ju falënderon për kontributin tuaj shumëvjeçar duke ju dëshiruar pensionim të mbarë dhe të gëzoni shëndet

Comments for this post are closed.