Pensionim!
Pensionim!
Pas më shumë se 36 viteve pune, i palodhshëm dhe me përkushtim në KRU “Gjakova” në pozitën e Operator i Eskavatorit dhe Rojtarit, Musli Krasniqi i dha fund sot karrierës së tij në kompaninë tonë.
Kryeshefi Ekzekutiv Hasan Krasniqi dhe shumë kolegë në ceremoninë e pensionimit shfaqën fjalë miradije për punën dhe përkushtimin e z. Krasniqit, të cilin e njohëm si punëtor të dalluar, njeri modest i cili u angazhua gjithmonë me të gjitha kapacitetet e tij në detyrat që ju besuan.
I nderuar Musli , Urime Ditëlindjen dhe e gëzofsh pensionimin!
Shëndet të mirë dhe mbarësi në vitet që të presin!
Me respekt të veçantë nga stafi i Ujësjellësit KRU “Gjakova”!
Write a Comment