NJOFTIM PËR KONSUMATORËT – VËREJTJE PËR NDËRPRERJE TË SHËRBIMEVE TË UJËSJELLËSIT

Ju njoftojmë se Sektori i Shitjes në KRU “Gjakova”, ka filluar shpërndarjen e “Vërejtjeve për Ndërprerje të Shërbimeve të Ujësjellësit”, për të gjithë konsumatorët me borxhe të akumuluara. Këto vërejtje kanë për qëllim njoftimin paraprak mbi masat dhe procedurat që do të ndërmerren në përputhje me rregulloret në fuqi. Konsumatorët që pranojnë këtë vërejtje, kanë afat 5 ditë për t’u paraqitur në zyrat tona, me qëllim të: Shlyerjes së borxhit, ose Riprogramimit të tij në këste deri në 36 muaj. Në rast të mos përgjigjes ndaj këtij obligimi, do të jemi të detyruar të vazhdojmë me procedurat e mëtejshme. Ky njoftim vlen për të gjithë konsumatorët brenda zonës së shërbimit të KRU “Gjakova” sh.a – Gjakovë, Rahovec dhe Prizren, përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve: amvisëri, biznese, ente publike dhe industri.
Faleminderit për mirëkuptim!
KRU “Gjakova” sh.a 06.05.2025.

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *