Njoftim

Reduktime të furnizimit në disa zona.
Për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë, thatësirave aktuale furnizimi është i pa mjaftueshëm në disa zona! Me qëllim që rezervuarët të akumulojnë gjatë natës dhe ditën të kemi furnizim të mjaftueshëm, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit për disa fshatra të Komunës së Gjakovës!
Reduktimet do të fillojnë kryesisht nga ora 19:00 deri në orët e para të mëngjesit.
Sipas linjave furnizuese në reduktime përfshihen këto fshatra:
-Fshatrat e Dushkajës,
-Cermjan,
-Sopot,
-Palabardh,
-Hareqë,
-Novosellë,
-Skivjan,
-Bec,
-Vraniq,
-Doblibarë,
-Berdosanë,
-Rezinë.
Kjo gjendje do të vazhdoi deri në përmirësim të situatës me furnizim.
KRU “Gjakova” Sh.A.
25.08.2024.

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *