Njoftim

Njoftim-Mos u kyçeni në Rrjetin e Ujësjellësit, pa autorizimin e KRU “Gjakova”.
Njoftojmë konsumatorët e K.R.U Gjakova Sh.A, se për tu kyçur në Rrjetin e Ujësjellësit dhe Kanalizimit duhet të paraqitën paraprakishtë në Zyrat e Ndërmarrjes KRU “Gjakova” për tu pajisur me autorizim përkatës. Në të kundërtën të gjitha kyçjet e pa autorizuara konsiderohen kyçje ilegale dhe do të ndëshkohen sipas rregullores nr. 14/2021 e cila ndryshon, plotëson rregulloren nr. 16/2016 për ndërprerje nga shërbimet e ujit në Kosovë nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave (ARRU).
Konsumatorët të cilët në çfardo lloj forme kyçen në rrjetë pa autorizimin përkatës nga KRU “Gjakova” do të dënohen sipas rregullores si dhe do aplikohet masa ndëshkuese për rikthimin e humbjeve të ujit.
Ju faleminderit për mirëkuptim.
KRU”Gjakova” SH.A.
13.03.2023.
Comments for this post are closed.