Njoftim

Për shkak të të reshurave që po mbretërojnë në vendin tonë dhe si rezultat që shumica e objekteve banesore dhe shtëpiake sistemin e ujërave atmosferik e kanë të lidhur me rrjetin e kanalizimit fekal, ka ardhur deri tek mbingarkesa e rrjetiti të kanalizimit fekal.
Ekipet e mirëmbajtjes nga KRU “Gjakova” janë tërë kohës në teren të mobilizuar në monitorim të gjendjes si dhe për të intervenuar aty ku është e nevojshme.
Ju lutem tregoni kujdes me rrjetin e kanalizimit mos e ngarkoni atë si dhe bëni me kohë ndarjen e ujërave atmosferik nga kanalizimi fekal në mënyrë që të mos ketë pasoja.
KRU “Gjakova” sh.a  06.11.2021.
Comments for this post are closed.