Njoftim

KRU Gjakova njofton konsumatorët se për shkak të defektit në gypin kryesorë Ø 315, që ka ndodhur në fshatin Dobidol , jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë.
Zona e cila atakohet nga ky defekt duke mbetur pa furnizim me ujë të pijes përfshin fshatrat, Kramovik, Rakovin, Dobidol, Qifllak, Guri i Kuq, Polluzhë dhe Pastasel.
Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit i cili është i një natyre më të ndërlikuar, janë duke u ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Comments for this post are closed.