Njoftim

Me rastin e zgjerimit të rrugës “Bardhyl Çaushi” nga KK Gjakovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" sh.a, është mobilizuar që paralelisht të investojë në ndrrimin e gypit kryesor mbi 50 vite te vjetër nga azbest cimento me gypin më cilësor nga materiali RC PE100 Ø 315mm, në gjatësi mbi 250m, konkretisht nga objekti i PTK deri te rruga "Sadik Stavileci".

Këto punime do të fillojnë nga dita e Hënë me datë 18.05.2020 dhe do të zgjasin deri me datë 20.05.2020 .

Njëkohësisht sot kemi ekzekutuar gypin RC PE100 Ø 90mm në gjatësi 150m, përballë në anën tjetër të rrugës, respektivisht nga Semaforat deri tek Gjykata.
I njëjti gyp RC PE100 Ø 90mm do të vazhdoj edhe nga rruga "Yllka Domi" deri tek Semaforat.

Të gjitha këto investime janë me mjete vetanake të KRU Gjakovës , një intervenim i till bëhet me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë për banorët e kësaj ane, si dhe për të siguruar furnizim të rregullt me ujë nga ndërtimet e larta në të ardhmen.

Comments for this post are closed.