Njoftojmë konsumatorët se për shkak të punimeve që janë duke u bërë nga punëkryesi "EURO ASPHALT" në zonën industriale Gjk-Pz, nesër me datë 11.05.2020, në orët e paradites KRU Gjakova është e detyruar që ta ndërpres furnizimin me ujë.
Zona pa furnizim prej 3 orësh do të perfshijë lagjen "Zidi i Sadik Agës" dhe pjesen e mbetur të rrugës "Skënderbeu", nga ura e re rrespektivisht drejtimi i zonës industriale të Gjakovës.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.