Ju njoftojmë që një person i pa autorizuar ka ndërhyrë në rrjetin tonë të ujësjellësit dhe ka dëmtuar gypin kryesor që furnizon një pjesë të madhe të qytetit të Gjakovës - gjegjësisht pa ujë kanë mbetur konsumatorët në tërë Bllokun e Ri - përfshirë edhe institucionet që gjenden në atë pjesë të qytetit dhe shqetësues për ne është fakti që aty gjendet edhe Spitali i Gjakovës.
Ekipet do të mundohen që ta rikthejnë sa më shpejtë furnizimin me ujë.
Ju lusim për mirëkuptim.