Një tjetër projekt bashkëfinancimi me Komunën e Rahovecit.
Një tjetër projekt bashkëfinancimi me Komunën e Rahovecit.
UD.Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” Mr.Visar Hasi ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëfinancimi me Kryetarin e Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, për realizimin e projektit të përbashkët “Rehabilitimi i Ujësjellësit në fshatrat Ratkoc dhe Bratotin” në Komunën e Rahovecit.
Sipas marrëveshjes në realizimin e këtij projekti KRU “Gjakova” do të participojë me 51% ndërsa Komuna e Rahovecit me 49%, projekti në total përfshinë vlerën 61,000.00 €.
KRU “Gjakova”, mbetet e përkushtuar në realizimin e synimeve të saja, në zgjerimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë konsumatorët e saj.
KRU “Gjakova” SH.A.
28.07.2022.
Comments for this post are closed.