
Një nga objektivat e mbikëqyrjes nga laboratorët e akredituar të KRU “Gjakova” sh.a
Një nga objektivat e mbikëqyrjes nga laboratorët e akredituar të
KRU “Gjakova” sh.a është edhe sigurimi i kualitetit të ujit në rrjetin shpërndarës. Kësaj mbikëqyrje i paraprin procedura e mostrimit, e më pas ajo e testimit dhe analizimit të mostrave sipas metodave standarde.
Procesi i mostrimit përveç se bëhet në Stacionin e Filtrimit gjatë 24 orëve në të gjitha fazat e trajtimit të ujit, ky proces kryhet edhe në mbi 100 pika mostrimi të rrjetit shpërndarës, duke përfshirë komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe një pjesë të komunës së Prizrenit, po ashtu dhe ujërat e disa burimeve në këto komuna. Numri i këtyre pikave është proporcional me numrin e konsumatorëve.
Testimet më të rëndësishme që përdoren në mbikëqyrjen e cilësisë së ujit janë:
-Mostrimet mikrobiologjike (hetimi i kualitetit të ujit përmes indikatorëve bakteriologjikë).
-Mostrimet për kualitetin fizik të ujit (temperatura, era, ngjyra, shija, turbiditeti, konduktiviteti, ph, etj).
-Mostrimet për hulumtimin e kualitetit kimik të ujit të pijes (klori i lirë, amoniaku, nitratet, nitritet, hekuri, mangani, alumini, kloridet etj).
Vazhdojmë angazhimin përmes stafit tonë profesional duke sjellë ujë të pastër dhe cilësorë në krojet tuaja.
Write a Comment