Nënshkrimi i kontratës për shfrytëzimin afatgjatë të pronës komunale

Sot, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova”, z. Visar Hasi, priti në takim Kryetarin e Komunës së Mamushës, z. Abdulhadi Krasniç, ku u nënshkrua kontrata për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale. Kjo marrëveshje parasheh që Komuna e Mamushës të japë në shfrytëzim për 99 vite një sipërfaqe prej 226 m² për KRU “Gjakova”, me qëllim ndërtimin e stacionit të pompimit të ujit të pijshëm dhe rrjetit të ujësjellësit.
Ky bashkëpunim i rëndësishëm ndërmjet institucioneve do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët, duke siguruar një sistem të qëndrueshëm dhe efikas të furnizimit me ujë për të gjithë banorët e Komunës së Mamushës.
KRU “Gjakova” SH.A.
28.03.2025.

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *