Ministri Shala viziton KRU “Radoniqi”

Në KRU “Radoniqi” sot ishte për vizitë Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala së bashku me drejtorin e Autoritetit Rregullativ të Ujit, Rraif Preteni.
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU "Radoniqi", Ismet Ahmeti ka mirëpritur mysafirët dhe i ka falenderuar për vizitën e tyre.

Ahmeti është shprehur që prioritet i tyre është ofrimi i shërbimeve të mira ndaj konsumatorëve. Ai ka dhënë detaje edhe rreth projektit që ka të bëjë me impiantin e ujërave të zeza i cili do të fillojë të ndërtohet si dhe fabrikës së përpunimit të ujit e cila është afër përfundimit dhe me ndërtimin e saj KRU Radoniqi do të mund të furnizojë edhe 35.000 Konsumatorë.

Ministri Shala ka lavdëruar punën e Radoniqit dhe është shprehur i gatshëm që të vazhdojë përkrahjen dhe bashkëpunimin pasiqë është një ndër kompanitë më të mira në vend.

Edhe Rraif Preteni, u shpreh i kënaqur me punën që po bëhet në KRU "Radoniqi" duke thënë që është në kontakt të vazhdueshëm më zyrtarët e Kompanisë, dhe i ka të njohura të arriturat e kësaj kompanie, me rezultate shumë pozitive që i afrohet gati 100% Kompanisë së suksesshme.

Më pas zëdhënësja e kompanisë Kaltrina Rudi, ka bërë një prezantim të sukseseve dhe sfidave por ajo përmendi edhe disa përparësi investive për të ardhmen si:

Projekti: Mbulimi i kanalit të hapur me elemente të betonit dhe rrethimi për siguri nga Lluka e Epërme deri Ratish, gjatësia 7 km.

Projekti: Rregullimi i kapërderdhjes në Digë dhe Renovimi i Digës në Llukë të Epërme

Vlera investive e këtyre projekteve është 2.320.000 €

Në fund të gjithë kanë vizituar edhe Stacionin e Filtrave, por edhe punimet për ndërtimin e Fabrikës së Re. Dhe të gjithë kanë mbetur të kënaqur nga ky takim.

Comments for this post are closed.