PROJEKT I RI PËR FURNIZIM ME UJË TË PIJSHËM

Kanë filluar punimet për realizimin e projektit: “Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Ymer Pula” dhe në katër fshatra të Komunës së Gjakovës”.
Ky projekt madhor po realizohet me vetëfinancim nga KRU “Gjakova”, ndërsa punimet do të kryhen nga Operatori Ekonomik “Fidani L” SH.P.K. dhe “Fidani-Beton” SH.P.K.
Vlera totale e projektit: 113,535.64 euro. Me këtë projekt do të realizohen gjithsej 6,990 metra rrjet i ri ujësjellësi dhe furnizimi me ujë të pijshëm do të shtrihet nga rruga “Ymer Pula” në drejtim të fshatit Moglicë, duke përfshirë edhe:
• Qendrën Sportive
• Fushat e Tenisit
• Shtëpinë e Pleqve
• Rrugën “Zhabeli Plak” – Zhabel
• Rrugën “Trojet” – Gërgoc
• Rrugët “Kroji i Qarrit” dhe “Lugu i Cufadolit” – Reka e Keqe
• Rrugët “Kajtazi” dhe “Hysenaj” – Bardhaniq.
Përfundimi i punimeve është planifikuar për datën: 18.11.2025.
Me përfundimin e këtij projekti, KRU “Gjakova” do të përmbyllë 100% furnizimin me ujë të pijshëm në zonën e saj të shërbimit.

ARDHJA E UJIT NË BURIMIN E BJESHKËS “BABAJ BOKËS” NË RËNIE – APELOJMË PËR KURSIM TË UJIT TË PIJSHËM

Burimi i Bjeshkës “Babaj Bokës”, nga i cili furnizohen fshatrat e Rekës së Keqe, po përballet me rënie të vazhdueshme të prurjeve për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta.
Apelojmë te të gjithë qytetarët që të përdorin ujin e pijshëm vetëm për nevoja bazike familjare dhe të shmangin çdo keqpërdorim, pasi çdo shpërdorim dëmton sistemin dhe e vështirëson furnizimin për të gjithë konsumatorët.
Pavarësisht redukimeve me rotacion që po zbatojmë nëpër fshatrat e Rekës së Keqe, pa vetëdijesim dhe bashkëpunim qytetar nuk mund të përballojmë me sukses këtë situatë.

THIRRJE PËR TË RINJTË, PUNË PRAKTIKE– BËHU PJESË E EKIPIT TË KRU “GJAKOVA”!

KRU “Gjakova” fton të gjithë të rinjtë e interesuar që të aplikojnë për punë praktike 3-mujore në kuadër të programit “Kosova Generation Unlimited (K-GenU)”, mundësuar nga UNICEF dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Një mundësi unike për të ndërtuar përvojën tuaj profesionale dhe për t’u afruar më shumë me tregun e punës. Praktika ofrohet në departamente të ndryshme brenda ndërmarrjes, varësisht nga profili dhe interesi juaj, si:
• Administratë dhe Burime Njerëzore
• Shërbime për konsumatorë
• Financë dhe kontabilitet
• Inxhinieri dhe mirëmbajtje teknike
• IT dhe teknologji e informacionit
• Projekte dhe zhvillim
• Zyra Ligjore
Përfito, përvojë pune reale në një ndërmarrje publike me rëndësi jetike. Mbështetje dhe mentorim profesional gjatë gjithë praktikës. Kompensim financiar 170 Euro. Mundësi për trajnim dhe ndërtim të CV-së. Certifikatë pas përfundimit të praktikës. Mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm, në varësi të performancës dhe nevojave të ndërmarrjes.
Apliko tani dhe bëhu pjesë e ndryshimit – kontribuo me idetë dhe energjinë tënde për përmirësimin e shërbimeve publike! Për të aplikuar dhe për më shumë informata, vizitoni platformën zyrtare të projektit: https://kosovogenu.com .
Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë e moshës 16 deri në 24 vjeç, angazhimi 4 orë në ditët e punës.
Afati i aplikimit është i hapur – mos e humbni këtë mundësi!

Koordinim për Menaxhim të Përgjegjshëm të Ujit

Sot është zhvilluar një takim pune mes Kryeshefit Ekzekutiv të KRU “Gjakova” z. Hasan Krasniqi, menaxhmentit të lartë të kompanisë sonë me përfaqësuesit e kompanisë “Radoniqi Dukagjini”, z. Fidan Qufa – Kryeshef Ekzekutiv dhe z. Myftar Sadiku – Shef i Operativës.
KRU “Gjakova” si përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa kompania “Radoniqi Dukagjini” për menaxhimin e ujit të ujitjes. Të dyja kompanitë furnizohen nga Liqeni i Radoniqit – një burim i përbashkët që në këtë periudhë të verës është nën presion të shtuar. Aktualisht, një sasi e konsiderueshme e ujit nga Liqeni i Radoniqit në këtë periudhë përdoret për ujitje, ndërkohë që 82% të konsumatorëve tanë furnizohen pikërisht nga ky liqen. Për më tepër, si pasojë e thatësirave dhe temperaturave të larta, ky burim ka pësuar rënie të ndjeshme të nivelit. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i dy palëve për një menaxhim sa më të mirë dhe të balancuar të ujit gjatë kësaj periudhe sfiduese.
APELOJMË FUQISHËM: Mos e shpërdoroni ujin në këtë periudhë kur burimet kanë pësuar rënie! Kursejeni, që të mund të furnizojmë të gjithë në mënyrë të duhur. Uji është përgjegjësi e përbashkët, ta ruajmë!

Kur temperaturat rriten, rritet edhe nevoja për ujë, por edhe përgjegjësia ndaj tij!

Sot, kryetari Latifi, u takua me z. Visar Hasin, drejtor teknik i K.R.U. “Gjakova” dhe z. Hamid Mullabazin, menaxher i njësisë së K.R.U. “Gjakova” – dega në Rahovec, diskutuan për problemet serioze që po shkakton keqpërdorimi i ujit në komunën tonë.

Keqpërdorimet janë të mëdha, të vazhdueshme dhe krejtësisht të papranueshme.

Larja e asfaltit me ujë të pijshëm nga amvisëritë, bizneset apo nga kushdo tjetër, ndalohet kategorikisht. U pajtuan që inspektorët komunalë të përfshihen në aksion për të parandaluar dhe për të ndaluar çdo formë abuzimi me ujin. Do të gjobiten të gjithë ata që e keqpërdorin këtë resurs jetik.

Pastrimi i veprës marrëse në bjeshkën e Babaj Bokës!

Ekipet tona kanë realizuar sot pastrimin e veprës marrëse në burimin natyror në bjeshkën e Babaj Bokës – një ndër burimet më të rëndësishme për furnizimin me ujë të pijshëm, për fshatrat e Rekës së Keqe-Gjakovë!
Siç shihet edhe nga pamjet, prurjet janë ndjeshëm më të ulëta, gjë që tregon se burimi ka filluar të pakohet për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta.
Apelojmë te të gjithë qytetarët që të kursejnë ujin e pijshëm dhe ta përdorin vetëm për nevoja bazike familjare. Çdo keqpërdorim i ujit dëmton të gjithë sistemin dhe e vështirëson furnizimin për të gjithë konsumatorët.
Respektimi i masave dhe vetëdijësimi qytetar janë çelësi për të kaluar këtë periudhë pa ndërprerje të furnizimit.

THIRRJE URGJENTE PËR NDËRGJEGJËSIM; KURSIMI I UJIT ËSHTË DOMOSDOSHMËRI



Për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të motit të thatë, konsumi i ujit ka shënuar rritje të ndjeshme në të gjitha zonat e furnizimit. Si pasojë, niveli i liqenit është në rënie të shpejtë dhe rezervat ujore po zvogëlohen çdo ditë, sapo kemi hyrë në sezonenën e verës dhe ditëve më të nxehta.

Edhe pse jemi duke punuar me të gjitha kapacitetet tona për të siguruar furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm, nëse nuk merren masa për kursimin dhe ruajtjen e ujit, ekziston rreziku real që në ditët në vijim të detyrohemi të aplikojmë reduktime në furnizim.
Ju bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të përdorin ujin vetëm për nevoja bazike, dhe të shmangin përdorimin e tij për qëllime jo esenciale, si: • larja e veturave, • ujitja e kopshteve, • mbushja e pishinave, etj.

Vetëm përmes bashkëpunimit dhe kujdesit të përbashkët mund të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm për të gjithë

KRU “Gjakova” do të kontribuojë në këtë projekt me 250,000.00 €, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës ujore të qytetit.

Në kuadër të marrëveshjes për bashkëfinancim me Komunën e Gjakovës për realizimin e projektit “Zgjerimi dhe Rregullimi i Rrugës Transiti i Qytetit”, inxhinierët tanë janë duke mbikëqyrur nga afër punimet në ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal.
KRU “Gjakova” do të kontribuojë në këtë projekt me 250,000.00 €, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës ujore të qytetit.
Me ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, do të mundësohet furnizim më i qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe sistem më efikas të menaxhimit të ujërave të zeza për banorët e kësaj zone.
Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt një infrastrukture moderne dhe të qëndrueshme për qytetin tonë!

ILLIMI ZYRTAR I PUNIMEVE – Projekti për Ndërtimin e Strukturës Mbrojtëse nga Vërshimet e Lumit Erenik në ITUN-Gjakova

Sot, në ambientet e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë, u mbajt takimi zyrtar për fillimin e punimeve në kuadër të projektit “Sewage Disposal in South-West Kosovo – Phase V+VI”, i cili përfshin ndërtimin e Strukturës Mbrojtëse nga Vërshimet e Lumit Erenik. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të kompanisë FIDANI L SHPK si kontraktues, SRP Schneider & Partner si inxhinier mbikëqyrës, Kryeshefi Ekzekutiv Hasan Krasniqi, si dhe përfaqësues të tjerë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.
Projekti financohet nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), me një vlerë totale prej 489,241 euro. Sipas kontratës dhe kushteve përkatëse, data zyrtare e fillimit të punimeve është 03.06.2025, dhe kontraktori tashmë ka të drejtën për të filluar me realizimin e projektit. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës së ujërave të ndotura, si dhe mbrojtjes së Lumit Erenik nga vërshimet, të cilat kanë ndodhur dy herë gjatë pesë viteve të fundit, duke shkaktuar dëme në hapësirat e jashtme të ITUN.
Një tjetër hap i rëndësishëm drejt sigurisë mjedisore dhe mbrojtjes së investimeve publike!