KRU “Gjakova” Sh.A. punë dhe përkushtim 24/7. Ekipi i Elektromekanikës është në terren për sanimin e defekteve dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.
Pas dëmtimit të shtyllës së tensionit nga rrufeja në fshatin Zhdrellë, më 12 shtator, ekipi doli në vendngjarje me të gjitha pajisjet e nevojshme.
Elektricisti Lulzim Brahimaj, në një lartësi prej 25 metrash, punoi për largimin e izolatorit të dëmtuar dhe vendosjen e izolatorit të ri, duke mundësuar rikthimin e energjisë elektrike për fabrikën e filtrimit dhe daljen e digës së Liqenit të Radoniqit.