Kryeni me rregull pagesat ndaj ujit të shpenzuar
Konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara ndaj kompanisë , të kryejnë pagesat e ujit, në të gjithë zonën e shërbimit të KRU “Gjakova”.
Ç’do ditë jemi të detyruar të dërgojmë lëndë të borxhlinjve tek përmbaruesi privat, në mënyrë që të evitojmë këtë procedurë, kërkojmë nga konsumatorët të paguhen detyrimet ndaj ujit të shpenzuar
Ju rikujtomë konsumatorëve se ekziston mundësia e ri programimit të borxhit, me kusht që të paguajnë 20% të vlerës të cilën e kanë borxh dhe pjesa tjetër do të ju ri programohet për 36 muaj, mundësi e pagesës së borxhit me këste.
Faleminderit konsumatorëve për korrektësinë dhe bashkëpunimin
KRU “Gjakova”SH.A.
26.04.2024
Write a Comment