KRU Gjakova furnizon me ujë 24/7 konsumatorët

Falë menaxhmentit jashtzakonisht të përkushtuar, KRU Gjakova për dallim nga kompanitë tjera, nuk ka problem me furnizim të ujit të pijes.

Liqeni është i mbushur plotë, dhe ne si kompani me ndërtimin e Fabrikës së Re për përpunimin e ujit, kemi rritur kapicitetet nga 500l/sek në 1000 l/sek. Sasi kjo e mjaftueshme për të dyfishuar numrin e konsumatorëve, thuhet në një njoftim për media nga kjo kompani.

Për të mbajtur epitetin e kompanisë lider në Kosovë, përveç punës së menaxhmentit dhe punëtorëve të KRU-së, rol të veçantë kanë konsumatorët të cilët janë vetëdijësuar për rëndësinë e ujit por dhe për seriozitetin e kompanisë tonë.

Me një bashkëpunim të ngushtë në mes të kompanisë dhe konsumatorëve është arritur zvogëlimi i humbjeve dhe është rritur pagesa e konsumatorëve për shërbimet që marrin në 97%, thuhet në vazhdim të këtij njoftimi.

KRU Gjakova zotohet se është e përkushtuar dhe në nivel gatishmërie që të ofrojë shërbim sa më cilësor për të gjithë konsumatorët.

Comments for this post are closed.