Sot është zhvilluar një takim pune mes Kryeshefit Ekzekutiv të KRU “Gjakova” z. Hasan Krasniqi, menaxhmentit të lartë të kompanisë sonë me përfaqësuesit e kompanisë “Radoniqi Dukagjini”, z. Fidan Qufa – Kryeshef Ekzekutiv dhe z. Myftar Sadiku – Shef i Operativës.
KRU “Gjakova” si përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa kompania “Radoniqi Dukagjini” për menaxhimin e ujit të ujitjes. Të dyja kompanitë furnizohen nga Liqeni i Radoniqit – një burim i përbashkët që në këtë periudhë të verës është nën presion të shtuar. Aktualisht, një sasi e konsiderueshme e ujit nga Liqeni i Radoniqit në këtë periudhë përdoret për ujitje, ndërkohë që 82% të konsumatorëve tanë furnizohen pikërisht nga ky liqen. Për më tepër, si pasojë e thatësirave dhe temperaturave të larta, ky burim ka pësuar rënie të ndjeshme të nivelit. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i dy palëve për një menaxhim sa më të mirë dhe të balancuar të ujit gjatë kësaj periudhe sfiduese.
APELOJMË FUQISHËM: Mos e shpërdoroni ujin në këtë periudhë kur burimet kanë pësuar rënie! Kursejeni, që të mund të furnizojmë të gjithë në mënyrë të duhur. Uji është përgjegjësi e përbashkët, ta ruajmë!