Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” nënshkruan marrëveshje shërbimi me Postën e Kosovës.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” nënshkruan marrëveshje shërbimi me Postën e Kosovës.
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ” Gjakova” Hasan Krasniqi nënshkruajti ” Marrëveshje bashkëpunimi me Nora Rraci, Kryeshefe Ekzekutive e PK, “Mbi autorizimin e inkasimit të faturave të ujit” .
Me arritjen e kësaj marrëveshje tashmë konsumatorët e KRU “Gjakova” faturën e ujit mund ta paguajnë në të gjitha pikat e Postës së Kosovës, pa provizion shtesë dhe borxhi shlyhet automatikisht nga sistemi i KRU”Gjakova” sh.a.
Qëllimi i këtij takimi po ashtu ishte diskutim i mundësive efektive për bashkëpunim me theks të veçantë lehtësira dhe ofrim i shërbimeve sa më të mira për konsumatorët.
KRU “Gjakova” inkurajon konsumatorët në të gjithë zonën e shërbimit Gjakovë, Rahovec, Prizren që të shfrytëzojnë pikat e Postës së Kosovës për pagesën e faturës së ujit, pagesa juaj do procedohet në mënyrë automatike në sistemin e Ujësjellësit si dhe ky shërbim nuk përmban kosto shtesë.
KRU “Gjakova” falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunimin duke kryer me rregull pagesën e faturave të ujit!
Comments for this post are closed.