Inspektimi në teren mbi kyçjet ilegale
Inspektimi në teren mbi kyçjet ilegale.
Vazhdon inspektimi në teren nga ekipet e KRU “Gjakova” në identifikimin e keqpërdoruesve të rrjetit të ujësjellësit.
Gjatë këtyre ditëve ekipa e kontrollës gjatë inspektimit, ka identifikuar kyçje ilegale kryesisht në fshatin “Cërmjan”, po ashtu keqpërdorim i ujit është hasur dhe në fshatin “Karashëngjergj” - Komuna e Prizrenit, si dhe një dyqan në Gjakovë që ushtron veprimtarinë e bukëpjekësit.
Ekipet tona vazhdojnë punën në teren në identifikimin e këtyre rasteve, ndaj të cilëve do hapen edhe procedura ligjore komfor ligjit dhe rregulloreve në fuqi. Përveç dënimeve të detyrueshme sipas rregulloreve nga Autoriteti Rregullator i Ujërave.
Apelojmë tek konsumatorët që të tregojnë përgjegjshmëri në shfrytëzimin e drejtë të shërbimeve nga rrjeti i Ujësjellësit të KRU "Gjakova".
Write a Comment