Gjithmonë në gjendje gadishmërie për hir të qytetarëve të Kosovës
Në takimin e Bordit të SHUKOS, të datës 30.08.2019, është trajtuar pika e rendit të dites “Kriza e thatesisë së Regjionit të Gjilanit dhe furnizimi me Ujë të pijes”.
Aty thuhet që: Duke u bazuar në gjendjen ekzistuese të rezervës së ujit të pijes ne KRU “Hidromorava”, është diskutuar edhe për gjendjen në KRU “Bifurkacioni”, dhe është nxjerrë konstatimi se gjendja është alarmante në të dy Kompanitë. Bordi i SHUKOS ka rekomanduar: të gjitha komapanitë të shprehin gatishmërinë e tyre për ndihme në furnizim me Ujë të pijes të qytetarëve të këtyre dy regjioneve.
Qëllimi I kërkesës: KRU-të ti përkrahin këto dy kompani me furnizim me ujë të pijes, me autobote apo me mundësi të tjera të kërkuara.
KRU “Gjakova” ndan shqetësimin për gjendjen e krijuar në KRU “Bifurkacioni” dhe KRU “Hidromorava”, dhe jemi të gatshëm të japim kontributin në çfarëdo forme që kemi mundësi për të mbuluar nevojat e konsumatorëve të KRU “Bifurkacioni” dhe KRU “Hidromorava”. KRU “Gjakova” ka kapacitet të kontribuojë me prodhim 500 l/sec ujë të pijes, pa rrezikuar furnizimin për konsumatorët tanë.
Por qështja mbetet te transporti pasi KRU”Gjakova” nuk posedon autobote apo ndonjë mënyrë tjetër transporti.
KRU “Gjakova” fton kompanitë që posedojnë Autobote të vijnë të furnizohen në Gjakovë dhe bashkarisht të ju dalim në ndihmë KRU “Bifurkacioni” dhe KRU “Hidromorava”.
Me respekt:
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova
Ismet Ahmeti