Ujësjellësi i Gjakovës përfiton investime rreth 5.5 milionë euro nga Qeveria Gjermane

Në kuadër të bashkëpunimit financiar gjerman me Republikën e Kosovës sot kryeshefi ekzekutiv i KRU Gjakova, Ismet Ahmeti, nënshkroi marrëveshjen e veçantë të Marrëveshjes së Financimit dhe Projektit me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW për projektin Eliminimi i ujërave të zeza në jugperëndim të Kosovë - Faza VI.

Bashkë me marrëveshjen e fazës së pestë të nënshkruar në fillim të tetorit, KRU Gjakova përfiton një kontribut financiar donacion në total prej 5.5 milionë euro.

Përmes këtij kontributi financiar do të financohen aktivitetet e mëposhtme të projektit:

Riparimi, rehabilitimi dhe punët ndërtimore të kanalizimeve në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit.

Investimet në rrjetin e ujit atmosferik në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit;

Pajisjet për mbledhjen e të dhënave për GIS;

Pajisjet për mirëmbajtjen parandaluese (të tilla si mjetet e thithjes dhe pastrimit të kanalizimeve ose pajisje për inspektimin e kanalizimeve)

Me këtë rast kryeshefi ekzekutiv i KRU Gjakova, Ismet Ahmeti falënderon përzemërsisht Qeverinë Gjermane dhe Bankën Gjermane për Zhvillim KfW për këtë donacion dhe zotohet se edhe ky projekt do të implementohet me përkushtim të lartë nga kompania.

Comments for this post are closed.