Apel i rëndësisë së lartë


Të ndalen urgjentisht keqpërdorimet e ujit të pijes dhe shpenzimi i panevojshëm.
Niveli i rezervuarve ka rënë në minimum, nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm, do aplikohen reduktime rigoroze në të gjithë zonën e shërbimit përfshirë edhe Qytetin e Gjakovës.
Prodhimi ka arritur maksimumin e mundshëm, 1000l/ në sec, mirëpo nuk mjafton, ngase shpenzimi është enorm.
Urgjentisht të ndalet shpenzimi i panevojshëm, uji i pijes të përdoret vetëm për nevoja esenciale.
KRU “Gjakova” Sh.A.
14.08.2024.

Paguaj faturën e ujit në pikat e Postës së Kosovës!

KRU “Gjakova” inkurajon konsumatorët në të gjithë zonën e shërbimit Gjakovë, Rahovec, Prizren që të shfrytëzojnë pikat e Postës së Kosovës, në #zyratpostare ju mund të paguani faturat e ujit, shpejt, sigurt dhe PA PROVIZION. Konsumatorët gjatë pagesës duhet të posedojnë faturën mujore që të verifikohet kodi i konsumatorit, pagesa juaj do procedohet në mënyrë automatike në sistemin e Ujësjellësit si dhe ky shërbim nuk përmban kosto shtesë.

KRU “Gjakova” falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunimin duke kryer me rregull pagesën e faturave të ujit!

Reduktime të furnizimit në disa fshatra të Rekës së Keqe-Gjakovë.

Si pasojë e thatësirave, temperaturave të larta dhe keqpërdorimit të ujit kemi rënie të Burimit në Bjeshkën e “Babaj Bokës” dhe furnizimi me ujë është i pamjaftueshëm.
Me qëllim të sigurimit të ujit për të gjithë zonën jemi të detyruar të aplikojmë reduktime për mbushjen e rezervuarëve.
Reduktimet do aplikohen në disa fshatra të Rekës në kohë të ndryshme, kryesisht orëve të para të mëngjesit dhe orëve të mbrëmjes.
Kjo gjendje do të vazhdoi deri në përmirësim të situatës me furnizim.
Apelojmë tek të gjithë konsumatorët kryesisht ata që furnizohen nga burimet të mos e keqpërdorin ujin e pijes duke e ndërlikuar situatën e furnizimit të rregullt me ujë!
KRU "Gjakova" Sh. A.

Reduktime të furnizimit në disa zona

Për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë, pikat më të larta të konsumatorëve nuk arrijnë të kenë furnizim me ujë. Me qëllim të sigurimit të ujit edhe për pikat e larta, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit në disa zona.
Reduktimet përfshijnë këto vendbanime: Qyteti i Rahovecit, fshati Potoqan, si dhe fshatrat Gërqinë, Demjan, Hereqë-Komuna Gjakovë. Me qëllim që rezervuarët të akumulojnë gjatë natës dhe ditën të kemi furnizim të mjaftueshëm, uji do të reduktohet ç’do mbrëmje nga ora 22:00 deri në ora 6:00 të mëngjesit.
Kjo gjendje do të vazhdoi deri në përmirësim të situatës me furnizim.

STOP-mbeturinave në sipërfaqet për rreth Liqenit të Radoniqit!

Përveç impenjimeve të ndryshme në mirëmbajtjen e rrjetit të ujit dhe kanalizimit, shërbime të ndryshme ndaj konsumatorëve, punëtorët kohe pas kohe duhet të angazhohen dhe në pastrimin e ambienteve për rreth Liqenit të Radoniqit.

Jo rrallë herë ambientet janë mjaft të ndotura nga hedhja e mbetjeve që persona të pandërgjegjshëm, përmes rrugëve anësore frekuentojnë sipërfaqen për rreth liqenit.

Kujdes- përveç peshkatarëve të cilët në këtë periudhë shfrytëzojnë lejen e peshkimit, hyrja në ambientet për rreth Liqenit të Radoniqit është e ndaluar për qytetarët për rekreacion, piknik, larje etj. Veprime të tilla janë të dënueshme komfor Nenit 22 dhe 23 të Udhëzimit Administrativ të MMPH për Përcaktimin e Zonave të Mbrojtura Sanitare të Burimeve të Ujit.

KRU "Gjakova" SH.A.

Inspektimi në teren mbi kyçjet ilegale

Inspektimi në teren mbi kyçjet ilegale.

Vazhdon inspektimi në teren nga ekipet e KRU “Gjakova” në identifikimin e keqpërdoruesve të rrjetit të ujësjellësit.
Gjatë këtyre ditëve ekipa e kontrollës gjatë inspektimit, ka identifikuar kyçje ilegale kryesisht në fshatin “Cërmjan”, po ashtu keqpërdorim i ujit është hasur dhe në fshatin “Karashëngjergj” - Komuna e Prizrenit, si dhe një dyqan në Gjakovë që ushtron veprimtarinë e bukëpjekësit.
Ekipet tona vazhdojnë punën në teren në identifikimin e këtyre rasteve, ndaj të cilëve do hapen edhe procedura ligjore komfor ligjit dhe rregulloreve në fuqi. Përveç dënimeve të detyrueshme sipas rregulloreve nga Autoriteti Rregullator i Ujërave.
Apelojmë tek konsumatorët që të tregojnë përgjegjshmëri në shfrytëzimin e drejtë të shërbimeve nga rrjeti i Ujësjellësit të KRU "Gjakova".

Ndërprerje e planifikuar e ujit në fshatin Dedaj-Prizren

Ndërprerje e planifikuar e ujit në fshatin Dedaj-Prizren.

Të nderuar konsumatorë të fshatit Dedaj, ju njoftojmë se që nga dita e nesërme do të zhvillohen punime në izolimin e Rezervuarit në Dedaj. Ndërprerja e funrizimit me ujë që atakon konsumatorët e këtij fshati do fillojë nesër dt; 02.07.204, nga ora 09:00. Sipas planit dinamik punimet do zgjasin afërsisht 5 ditë, gjatë këtyre ditëve konsumatorët do të kenë furnizim të përkohëshëm përmes cisternës.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Rregullohet sistemi i ujit të pijes në lagjet Kabashi dhe Gashi-Xërxe, Rahovec!

Rregullohet sistemi i ujit të pijes në lagjet Kabashi dhe Gashi-Xërxe, Rahovec!

Pas kontrolleve të detajuara, ekipet e ujësjellësit, arrijnë të eleminojnë problemin e paraqitur në dy lagje të fshatit Xërxe, ku më herët u verifikua përzierja e ujit të pijes me atë të ujitjes.
Me eleminimin e këtij problemi konsumatorët përkatës janë të lirë të konsumojnë ujin për pije.
APELOJMË që të mos ndërhyhet në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, një veprim i till është i dënueshëm me rregullore dhe ligje në fuqi të cilat KRU “Gjakova” do ti zbatojë për të gjithë përsonat e pa përgjegjshëm!
Ekipet e kontrollës së KRU Gjakova, vazhdojnë punën me përkushtim të shtuar në verifikimin e rasteve të keqpërdorimit të ujit në të gjithë zonën e shërbimit!