Po Intervenohet në këto lokacione

Po Intervenohet në këto lokacione.
-Gjakovë- Eliminimi i defektit ᴓ350 në fshatin Bec si dhe rregullimi i kabllos së dëmtuar në Rr: “Mark Malota”.
-Intervenime në rrjetin e kanalizimit, Rr: ”Bajram Curri”.
– Njësia Rahovec- Sanime të defekteve në rrugët; ” Shejh Hilmi Maliqi”, “Tafil Zyberaj”, “Vëllezërit Frashëri” si dhe në fshatin “ Hoqa e Madhe”.
-Prizren- Eliminim i defektit ᴓ63 në Hoqë të Vogël si dhe ᴓ40 në Celinë.
KRU “Gjakova” SH.A.
27.08.2024.

Njoftim

Reduktime të furnizimit në disa zona.
Për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë, thatësirave aktuale furnizimi është i pa mjaftueshëm në disa zona! Me qëllim që rezervuarët të akumulojnë gjatë natës dhe ditën të kemi furnizim të mjaftueshëm, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit për disa fshatra të Komunës së Gjakovës!
Reduktimet do të fillojnë kryesisht nga ora 19:00 deri në orët e para të mëngjesit.
Sipas linjave furnizuese në reduktime përfshihen këto fshatra:
-Fshatrat e Dushkajës,
-Cermjan,
-Sopot,
-Palabardh,
-Hareqë,
-Novosellë,
-Skivjan,
-Bec,
-Vraniq,
-Doblibarë,
-Berdosanë,
-Rezinë.
Kjo gjendje do të vazhdoi deri në përmirësim të situatës me furnizim.
KRU “Gjakova” Sh.A.
25.08.2024.

Sot është mbajtur “Inaugurimi i Punimeve për realizimin e Projektit

Sot është mbajtur “Inaugurimi i Punimeve për realizimin e Projektit: “FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM PËR FSHATRAT HOÇË E MADHE, ZOQISHTË ,OPTERUSHË DHE ZONËN INDUSTRIALE TË KOMUNËS SË RAHOVECIT”.
Ky projekt jetik për banorët e kësaj zone, është financuar nga Ministria e Ekonomisë me 500.000.00 euro, KRU “Gjakova” SH.A – Gjakovë me 200.000.00 euro si dhe Komuna e Rahovecit me 200.000.00 euro. Sipas planit dinamik, punimet pritet të përfundojnë në 300 ditë pune.
Urojmë për fillimin e punimeve, të gjithëve që u angazhuan dhe mundësuan realizimin e këtij projekti madhor, që do ndryshoi kualitetin jetësor të banorëve, të cilët do të jenë konsumatorët më të rijnë që do i shtohen KRU “Gjakovës”.
Me ndihmën e bashkëpunëtorëve, KRU “Gjakova”, mbetet e përkushtuar në realizimin e synimeve të saja, në zgjerimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë konsumatorët e saj.
                                 

Defekt

Defekt.
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 300 në fshatin Gexhë.
Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat Gexhë, Radostë, Ratkoc, Dejnë, Bratotin, Vranjak.
Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat e duhura që konsumatorëve të ju rikthehet sa më shpejtë furnizimi!
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
K.R.U.”Gjakova” Sh.A.
19.08.2024.

Pensionim!

Pensionim!
Pas më shumë se 36 viteve pune, i palodhshëm dhe me përkushtim në KRU “Gjakova” në pozitën e Operator i Eskavatorit dhe Rojtarit, Musli Krasniqi i dha fund sot karrierës së tij në kompaninë tonë.
Kryeshefi Ekzekutiv Hasan Krasniqi dhe shumë kolegë në ceremoninë e pensionimit shfaqën fjalë miradije për punën dhe përkushtimin e z. Krasniqit, të cilin e njohëm si punëtor të dalluar, njeri modest i cili u angazhua gjithmonë me të gjitha kapacitetet e tij në detyrat që ju besuan.
I nderuar Musli , Urime Ditëlindjen dhe e gëzofsh pensionimin!
Shëndet të mirë dhe mbarësi në vitet që të presin!
Me respekt të veçantë nga stafi i Ujësjellësit KRU “Gjakova”!