Apel për qytetarët – Të ruajmë rrjetin e kanalizimit!

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi ndaj rrjetit të kanalizimit. Sot në rrugën “Musa Zajmi”-Gjakovë, kemi hasur në një rast të papranueshëm të keqpërdorimit të kanalizimit. Hedhja e mbeturinave në pusetat e kanalizimit jo vetëm që dëmton rrjetin, por shkakton bllokime, përmbytje dhe pasoja për të gjithë komunitetin. Kjo sjellje tregon mungesë të theksuar të përgjegjësisë qytetare.
Kanalizimi është pasuri e përbashkët dhe mirëmbajtja e tij kërkon bashkëpunimin e të gjithëve nuk është përgjegjësi vetëm e ujësjellësit.
Të jemi më të ndërgjegjshëm kundrejt rrjetiti të kanalizimit.

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *