Apel për pagesa
Duke e ditur rëndësin që paraqet përdorimi i ujit sidomos në këtë periudhë, ne si kompani jemi duke punuar me të gjitha masat e shtuara operative që konsumatorët ti furnizojmë pa ndërprerje me ujë të pijes dhe shërbime sa më cilësore.
Mirpo edhe ne si shumë institucione të tjera jemi dëmtuar sa i përket inkasimit për shkak të pandemisë.
KRU "Gjakova" u bënë thirrje publike të gjithë konsumatorëve që sipas mundësive që kanë aktualisht, të bëjnë pagesat kundrejt ujit të shpenzuar duke na mundësuar një funksionim sa më normal të veprimtarisë tonë punuese.
KRU "Gjakova" është kompani vetëfinancuese ku të gjitha të hyrat shpenzohen për nevoja të kompanisë të cilat nevoja ndërlidhen me shërbime ndaj konsumatorëve, efikasitetin e prodhimit, mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, pagesat ndaj furnitorëve, pagesat e puntorëve etj.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve që të bëjnë me rregull pagesat e tyre, një ndër arsyet është mos grumbullimi i borxhit si dhe stabiliteti financiar i kompanisë.
Gjithashtu njoftojmë se të gjitha pikat e shitjes së KRU Gjakova janë duke punuar me orar të rregullt nga ora 08:00 deri 16:00, kjo vlen për të gjithë zonën tonë operative si Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Përvec pikave të shitjes pagesat mund ti bëni dhe nëpërmjet bankave komerciale me të cilat ne kemi marrëveshje, në të gjitha pikat e Western Union si dhe MoneyGram. Poashtu për lehtësira ndaj konsumatorëve në funksion kemi dhe arkat tona mobile ku ju mund të kryeni pagesat.
Ndërsa kërkojmë nga konsumatorët të cilët drejtohen për të marrë shërbimet e nevojshme që ti respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë në kujdesin e shtuar social si dhe paisjen me masat mbrojtëse.