Apel për Konsumatorë
Duke e ditur rëndësin që paraqet përdorimi i ujit sidomos në këtë periudhë Pandemie, shto kësaj edhe thatësiren verore ne si kompani jemi duke punuar me të gjitha masat e shtuara operative, 24\7 që konsumatorët ti furnizojmë pa ndërprerje me ujë të pijshëm dhe cilësor në të gjithë zonën e mbulueshmërisë.
Kohëve të fundit ka shqetësime për ngritje të jashtëzakonshme të shpenzimit të ujit të pijes si pasojë e keqpërdorimit nga konsumatorë të papërgjegjëshëm dhe të pa kujdesshëm.
Me qëllim të furnizimit në sasi të nevojshme dhe shprëndarje sa më të barabartë për të gjithë dhe që konsumatorët në pikat më të larta të munden të furnizohen rregullisht me ujë të pijes - KRU "Gjakova" apelon tek të gjithë konsumatorët që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit.
Me theks të veçantë njoftohen konsumatorët e zonës së Cërmjanit, Skivjan, Gërqinë, Rugovë si dhe Komuna e Rahovecit që kohët e fundit, janë ngritur shqetësime për shpenzim enorm të ujit në këto zona.
Iu rikujtojmë konsumatorëve që janë në fuqi Ndalesat për keqpërdorimin e ujit të pijes, ku ndalohet përdorimi i ujit të pijes për:
1. Ujitjen e arave
2. Spërkatjen e pa autorizuar të rrugëve dhe trotuareve
3. Ujitje të kopshteve
4. Autolarje
5. Çfarëdo shfrytëzimi jo i domosdoshëm.
Ju njoftojmë që ekipet tona janë mobilizuar në teren për të inspektuar gjendjen e krijuar. Për mos respektimin e këtyre ndalesave, ndaj personave që identifikohen duke keqpërdorë ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të pasojnë gjobat e parapara sipas akteve ligjore.