Apel i rëndësisë së lartë
Të ndalen urgjentisht keqpërdorimet e ujit të pijes dhe shpenzimi i panevojshëm.
Niveli i rezervuarve ka rënë në minimum, nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm, do aplikohen reduktime rigoroze në të gjithë zonën e shërbimit përfshirë edhe Qytetin e Gjakovës.
Prodhimi ka arritur maksimumin e mundshëm, 1000l/ në sec, mirëpo nuk mjafton, ngase shpenzimi është enorm.
Urgjentisht të ndalet shpenzimi i panevojshëm, uji i pijes të përdoret vetëm për nevoja esenciale.
KRU “Gjakova” Sh.A.
14.08.2024.
Write a Comment