Ambasadori Gjerman viziton Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura
Ambasadori Gjerman viziton Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura.
Sot Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë shkëlqesia e tij Jörn Rohde, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, vizituan Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë.
Ata u mirë pritën nga UD Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” inxh.Visar Hasi ku sëbashku me personelin e Impiantit u njoftuan nga afër me ecurinë e punimeve si dhe finalizimin e këtij projekti i cili së shpejti do të funksionalizohet.
Qeveria Gjermane është bashkëfinancuese prej 6.000.000.00 euro në realizimin e Projektit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura.
KRU “Gjakova” SH.A.
24.03.2022.
Comments for this post are closed.