
Abuzimet në rrjetin e kanalizimit
Abuzimet në rrjetin e kanalizimit.
Mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit si pastrimi i pusetave, zhbllokimi i kanalizimeve, është një punë sfiduese ku me hudhjen e mbeturinave të ndryshme ky proces po bëhet gjithnjë e më i vështirë, duke sjellur vështirësi edhe në Impiantin për Trajtimin e Ujërave të Ndotura.
Të ilustruara me foto kemi rastet në lagjet “Pjetër Bogdani”, “Ali Ibra”, “Hyrije Hana”-Gjakovë, ku ekipet tona intervenuan në pastrimin/zhbllokimin e pusetave të kanalizimit.
Të nderuar qytetar, mos e trajtoni rrjetin e kanalizimit si shportë të mbeturinave, mbeturinat hudhni në shporta mbeturinash, jo në rrjeta të kanalizimeve!
Ju lutemi për më shumë kujdes, po dëmtoni rrjetat e kanalizimit në objektet tuaja të banimit!
KRU “Gjakova” SH.A.
15.02.2023.

Comments for this post are closed.