Vizitë e rëndësishme e ministres Artane Rizvanolli në Liqenin e Radoniqit.
Sot, stafi i Ujësjellësit KRU “Gjakova”, i udhëhequr nga Kryesuesi i Bordit, Urim Gashi, dhe Kryeshefi Ekzekutiv, Hasan Krasniqi, mirëpritën, Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues nga kabineti i saj, në objektet e Liqenit të Radoniqit.
Kryeshefi Ekzekutiv Hasan Krasniqi përshëndeti këtë vizitë të rëndësishme, duke e informuar ministren për të arriturat e kompanisë, me theks të veçantë në projektet madhore të bashkë financuara nga Ministria e Ekonomisë. Ai adresoi sfidat dhe prioritetet kryesore të KRU “Gjakova”, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë. Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë e realizimit të projekteve për energjinë e ripërtëritshme, duke vlerësuar infrastrukturën ujore të Liqenit të Radoniqit si një aset me potencial të jashtëzakonshëm. Ministrja Rizvanolli shprehu kënaqësinë për punën dhe sukseset e KRU “Gjakova” dhe garantoi mbështetjen e saj në avancimin e projekteve të reja për zhvillimin e infrastrukturës ujore. Të dyja palët u dakorduan për rëndësinë e investimeve të mëtejshme në përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve të Rrjetit të Ujësjellësit, në shërbim të qytetarëve.
KRU “Gjakova” SH.A.
Write a Comment