Sot është mbajtur “Inaugurimi i Punimeve për realizimin e Projektit

Sot është mbajtur “Inaugurimi i Punimeve për realizimin e Projektit: “FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM PËR FSHATRAT HOÇË E MADHE, ZOQISHTË ,OPTERUSHË DHE ZONËN INDUSTRIALE TË KOMUNËS SË RAHOVECIT”.
Ky projekt jetik për banorët e kësaj zone, është financuar nga Ministria e Ekonomisë me 500.000.00 euro, KRU “Gjakova” SH.A – Gjakovë me 200.000.00 euro si dhe Komuna e Rahovecit me 200.000.00 euro. Sipas planit dinamik, punimet pritet të përfundojnë në 300 ditë pune.
Urojmë për fillimin e punimeve, të gjithëve që u angazhuan dhe mundësuan realizimin e këtij projekti madhor, që do ndryshoi kualitetin jetësor të banorëve, të cilët do të jenë konsumatorët më të rijnë që do i shtohen KRU “Gjakovës”.
Me ndihmën e bashkëpunëtorëve, KRU “Gjakova”, mbetet e përkushtuar në realizimin e synimeve të saja, në zgjerimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë konsumatorët e saj.
                                 

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *