Takimi me Komisionerën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Kryeshefi Ekzekutiv Hasan Krasniqi, Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve Urim Gashi si dhe Sekretarja e Kompanisë Saranda Vehapi në KRU “Gjakova”, sot mirëpriten në takim Komisionerën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku si dhe bashkëpunëtoret e kësaj agjencie.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte ‘’ Zbatimi i Legjislacionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Ndërmarrjet Publike’’, me qëllim promovimin e së drejtës së privatësisë.
Pjesëmarrësit e takimit një zëri u dakorduan që në mënyrë reciproke të punohet gjithnjë e më shumë në synimin e ndërgjegjësimit të publikut rreth çështjeve të privatësisë, promovimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e të dhënave personale dhe inkurajimin e institucioneve që të ndërmarrin hapa për të mbrojtur privatësinë.
Write a Comment