Paguaj faturën e ujit në pikat e Postës së Kosovës

Paguaj faturën e ujit në pikat e Postës së Kosovës
Tashmë konsumatorët e KRU “Gjakova” faturën e ujit mund ta paguajnë në të gjitha pikat e Postës së Kosovës, pa provizion shtesë dhe borxhi shlyhet automatikisht nga sistemi i KRU”Gjakova” sh.a.
KRU “Gjakova” inkurajon konsumatorët në të gjithë zonën e shërbimit Gjakovë, Rahovec, Prizren që të shfrytëzojnë pikat e Postës së Kosovës, në #zyratpostare ju mund të paguani faturat e ujit të KRU “Gjakova” shpejt, sigurt dhe PA PROVIZION. Konsumatorët gjatë pagesës duhet të posedojnë faturën mujore që të verifikohet kodi i konsumatorit, pagesa juaj do procedohet në mënyrë automatike në sistemin e Ujësjellësit si dhe ky shërbim nuk përmban kosto shtesë.
KRU “Gjakova” falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunimin duke kryer me rregull pagesën e faturave të ujit!
Comments for this post are closed.